Flash

Tenton të vrasë me armë nipin e tij, prangoset nga policia 59-vjeçari në Mirditë

Lapsi.al 12 September 2018
Tenton të vrasë me armë nipin e tij, prangoset nga policia

Një 59-vjeçari është arrestuar nga policia në Mirditë, pasi tentoi të vrasë me armë zjarri nipin e tij, shtetasin A.T. 22 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale Preng Teskës iu sekuestrua një pushkë me një karikatore me 10 fishekë.

"Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas telefonatës tek Salla Operative se në Rrëshen kishte një konflikt me përdorim armë zjarri, falë një pune hetimore dhe operacionale të mirëfilltë,  është bërë ndërhyrja në kohë rekord duke parandaluar një ngjarje kriminale të mundshme, ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin Preng Teska, 59 vjeç, banues në Kurbin ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pushkë, nipin e tij,  shtetasin A.T. 22 vjeç, banues në Rrëshen", - sqaron policia në njoftimin zyrtar.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI