Flash

Teatri/ Thirrje të hapur për garë, mazhoranca 'tërhiqet' nga Fusha, por jo nga kullat

Lapsi.al 12 September 2018
Teatri/ Thirrje të hapur për garë, mazhoranca

Ndërkohë që pritet që dekreti i presidentit për Teatrin të kalojë në Kuvend dhe pak pasi BE dha përgjigjen për çështjen e Teatrit, duke theksuar se ligji nuk shkel MSA, por duhet garë e hapur, komisioni përgjegjës është i gatshëm të bëjë ndërhyrje në projektligj, duke hapur garën për subjektet e interesuar.

Kreu i komisionit të veprimtarisë prodhuese, Eduard Shalsi tha se mazhoranca është gati ta përmirësojë ligjin dhe ftojnë subjektet e interesuar që të konkurojnë për projektin.

“Ne jemi të gatshëm të përmirësojmë ligjin, thuhet që shkelet konventa ndërkombëtare e trashëgimisë, me të cilat ne nuk jemi dakord, kurse pika që do ndërhyjmë është që të mos jetë një subjekt, por të kemi thirrje të hapur për cilindo subjekt të interesuar për ta zhvilluar si projekt. Pra ne ti japim të drejtë çdo subjekti që aspiron, ka koncept për ta zhvilluar nga pikëpamja urbanistike atë pjesë, që është edhe TK brenda”- tha Shalsi.

Por në fjalën e Shalsit, edhe pse pranohet tërheqja nga një subjekt i vetëm për projektin (Fusha sh.p.k), duket se ideja e mazhorancës për të ndërtuar një teatër të ri dhe disa godina multifunksionale në favor të privatit vazhdon të jetë qëllimi kryesor i gjithë kësaj zhurmënaje. Pra, sipas Shalsit dhe mazhorancës, ndërtimi i një Teatri të ri është e lidhur ngushtë me ndërtimin e disa kullave pas tij, kusht të cilin pushteti aktual duket se e ka të panegociushëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI