Flash

Studimi/ Shtypi i shkruar në krizë, por disa gazeta njohën rritje vitin e kaluar

Lapsi.al 12 September 2018
Studimi/ Shtypi i shkruar në krizë, por disa gazeta njohën rritje

Kompanitë kryesore të medias së shkruar në Shqipëri pësuan një rënie të të ardhurave të përgjithshme prej 9% ose 52 milionë lekë gjatë vitit të kaluar, pavarësisht daljes nga tregu të njërit prej operatorëve më të mëdhenj, Gazetës Shqip.

Të ardhurat e përbashkëta të tetë kompanive të shtypit të shkruar, bilancet e të cilave janë publikuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ishin 499 milionë lekë në vitin 2017, nga 551 milionë që ishin në vitin 2016 dhe 620 milionë në vitin 2015.

Vitet e fundit gazetat kryesore të Shqipërisë janë përqendruar gjithnjë e më shumë në publikimet në internet, ndërkohë që shitjet e gazetave fizike kanë ardhur në rënie.

Por të ardhurat nga aktiviteti në internet nuk kanë mjaftuar për të kompensuar rënien e shitjeve fizike si dhe rënien e të ardhurave nga reklamat.

Katër nga tetë operatorët e tregut të shtypit pësuan rënie të të ardhurave ndërsa katër operatorë, përgjithësisht të vegjlit, pësuan rritje.

Gazeta Panorama, e botuar nga kompania Panorama Group, pësoi një rënie me 10% dhe 2017 ishte viti i dytë radhazi me rënie.

Të ardhurat e kompanisë ishin 244 milionë lekë më 2017 nga 271.5 milionë më 2016 dhe 288 milionë më 2015. Panorama mbetet grupi mediatik më i madh në vend dhe ai zë 49% të totalit të tregut të analizuar.

Kompania Media Union, e cila boton revistën e përjavshme ekonomike Monitor si dhe publikimin online Monitor.al, pati një rritje prej 6% në të ardhura dhe kjo e bëri kompaninë e dytë më të madhe në tregun e medias së shkruar me rreth 12.5% të tregut.

Të ardhurat e Media Union për vitin 2017 ishin 62.4 milionë lekë.

Media Union zuri vendin e dytë vitin e kaluar pasi kompania Unipress, e cila boton gazetën Shekulli, pësoi një rënie të madhe të të ardhurave prej 40%.

Image

Shekulli ra në vend të katërt nga vendi i dytë që zinte në vitin 2016. Të ardhurat e saj vitin e kaluar ishin 56.4 milionë lekë nga 94.8 milionë në vitin 2016 dhe 110 milionë më 2015.

Në vend të tretë për vitin 2017 u ngjit kompania Publikime Shqiptare, e cila boton gazetën Dita. Të ardhurat e kësaj kompanie u rritën me 56% gjatë vitit 2017 duke arritur në 60.8 milionë lekë. Dita u bë gazeta e tretë me 12% të tregut mes tetë kompanive mediatike të analizuara.

Edhe kompania Focus Press, e cila boton Gazetën Shqiptare dhe publikimin në internet GSH.al, pësoi rënie të të ardhurave në masën 24%. Të ardhurat e saj ishin 36.5 milionë lekë më 2017, nga 48 milionë më 2016 dhe 54 milionë më 2015.

Gazeta Tema, publikim i Mero Baze, pati një rritje të të ardhurave të deklaruara prej 20%, pas një rritjeje prej 45% më 2016. Të ardhurat e Tema ishin 25.5 milionë lekë duke zënë 5.1% të tregut.

BIRN analizoi të dhënat financiare të tetë botimeve në vend, Panorama, Gazeta Shqiptare, Shekulli, Koha Jone, Tema, Dita, Standard e Monitor, bilancet e të cilave janë publikuar në QKB. Të dhënat financiare të disa publikimeve të tjera si Mapo, Sot apo Shqiptarja.com nuk ishin të disponueshme.

Tregu i shtypit është tkurrur në mënyrë të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Shqipëria numëronte dhjetëra gazeta të përditshme dhe publikime të tjera periodike disa vite më parë ndërsa disa prej titujve kanë dalë nga tregu. Pakësimi i numrit të titujve në treg nuk e ka përmirësuar situatën për aktorët e mbetur në të.

Në vitin 2016, Gazeta Shqip u tërhoq nga tregu i shtypit pas një dekade prezencë duke ruajtur praninë vetëm në internet. Të ardhurat e kësaj gazete ishin 50 milionë lekë në vitin 2015, viti i fundit i plotë i operimit, por lexuesit e saj duket se nuk shkuan te gazetat e tjera që vijojnë të publikohen.

Rënia e të ardhurave duket se ka shtyrë kompanitë kryesore të tregut të shkurtojnë shpenzimet, veçanërisht shpenzimet për paga. Kompanitë botuese të Shekullit, Panoramës apo Gazetës Shqiptare kanë raportuar shpenzime më të ulëta për paga më 2017 se sa më 2016. /Reporter.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09