Flash

Putin i propozon Japonisë një traktat paqeje pa kushte

Lapsi.al 12 September 2018
Putin i propozon Japonisë një traktat paqeje pa kushte

Vladimir Putin i propozoi sot Japonisë për të kthyer faqen e Luftës së Dytë Botërore duke nënshkruar deri në fund të vitit dhe ”pa kushte paraprake” një traktat paqeje, një propozim që u prit ftohtë nga Tokio, e cila kërkon kthimin e katër ishujve të aneksuar nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1945.

Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga reagoi menjëherë ndaj propozimit të presidentit rus, duke kujtuar “parimin e thjeshtë” se Tokio do të nënshkruajë një traktat të tillë vetëm pas “zgjidhjes së problemit të dhënies” të këtyre ishujve vullkanikë nga jugu i arkipelagut të Kurileve, të pretenduara nga Japonia me emrin e Territoreve të Veriut.

Është pikërisht kjo mosmarrëveshje territoriale që ka penguar deri tani dy shtetet të arrijnë nënshkrimin e një traktati të paqes dhe negociatat deri në këtë pikë nuk kanë shënuar progrese të dukshme këto vitet e fundit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të kryeministrit Shinzo Abe.

Putin e bëri këtë propozim në kuadër të Forumit Ekonomik të Vladivostok, në Ekstremin e Largët Rus, ku vetë Abe ka lëshuar gjithashtu një thirrje pro nënshkrimit të një traktati të tillë, temë kryesore e diskutimeve të viteve të fundit.

Kreu i Shtetit rus deri tani shumë i rezervuar për këtë çështje, shkaku i ngërçit të marrëdhënieve dypalëshe, sqaroi se ideja i kishte lindur natyrshëm në mendje.

Të hënën, presidenti rus, i cili është takuar shpesh me Shinzo Abe, deklaroi se do të ishte naive të mendosh se kjo mosmarrëveshje mund të zgjidhet brenda një ore, duke u shprehur thjesht ”të gatshëm për të gjetur zgjidhje që do t’i përshtateshin si Rusisë ashtu edhe Japonisë’’. 

Zëdhënësi i Kremlinit deklaroi se dy liderët nuk e kanë diskutuar ende propozimin e presidentit rus.

Të këshilluara

Raporti i OKB-së: Rritet uria globale

Numri i njerëzve që vuajnë nga uria është rritur gjatë tre viteve të fundit, sugjeron një raport i OKB-së. Sipas analizës, në vitin 2017, 821 milionë njerëz në ...

22:55

Politika kthen djathtas kudo në Europë

Suedia është shembulli më i ri. Më fillimin e krizës së refugjatëve, gati në të gjitha zgjedhjet në vendet e BE-së kanë fituar terren të madh partitë populiste ...

20:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI