Flash

PS do ndryshojë ligjin për Teatrin Kombëtar, PD sërish kundër prishjes dhe 'Fushës'

Lapsi.al 12 September 2018
PS do ndryshojë ligjin për Teatrin Kombëtar, PD sërish

Javën e ardhshme komisioni i Veprimtarisë Prodhuese pritet të marrë në shqyrtim dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për Teatrin Kombëtar.  Kryetari i këtij komisioni, Eduard Shalsi tha për mediat se po punohet për ndryshimin në ligjin për teatrin.

“Po kristalizojmë idenë që ta përmirësojmë ligjin, duke i bërë thirrje të hapur çdo subjekti, Ajo që po gjykojmë si një mundësi është fakti për ta përmirësuar ligjin që t’i japim te drejtë çdo subjekti që ka ide për të zhvilluar nga pikëpamja urbanistike, të mos pengojmë asnjë të interesuar…”, tha Shalsi, pa sqaruar nësee kompania “Fusha” ka rënë dakord për këtë ndryshim në ligj, duke qënë se ka edhe një pjesë të tokës në zonën perreth Teatrit.

Por për PD-në kjo nuk mjafton. Deputetja Jorida Tabaku, duke folur në emisionin ‘Top Talk’ në Tch, tha se hapja e garës nuk e zgjidh këtë çështje, pasi mund të ndodhë sërish që të fitojë kompania ‘Fusha’.

Ajo u deklaruar kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe pro restaurimit të saj me çfarëdolloj kostoje. “Ata që duan ta prishin dhe duan të ndërtojnë të ri kundër çdo ligji nuk munden. Unë mirëpres tërheqjen e mazhorancës për hapjen e garës, por jemi kundër prishjes”, tha më tej Tabaku.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI