Flash

Prezantohen iPhone XS dhe XS Max, Apple Watch bën elektrokardiogramin

Lapsi.al 12 September 2018
Prezantohen iPhone XS dhe XS Max, Apple Watch bën elektrokardiogramin

Ka nisur në orën 19:00 eventi i Apple në Steve Jobs Theatre të Cupertino. Në fillim një video e xhiruar në brendësi të kampusit në stilin Mission i Pamundur, e cila hapet me një grua që vrapon në ambientet e Apple dhe i drejtohet një Siri për të gjetur rrugën më të shpejtë për të arritur në Steve Jobs Theatre, ku mbahet prezantimi.

Administratori i deleguar i Cupertini Tim Cook ngjitet në skenë dhe falënderon publikun prezent, duke njoftuar që në botë janë 2 miliard pajisje me sistemin operativ iOS.

Apple Watch bën elektrokardiogram

Prezantimi fillon me gjeneratën e katërt të Apple Watch ‘Një kujdestar inteligjent për shëndetin’ dhe plotësisht i ridizenjuar’, thotë Jeff Williams, chief operating officer i Apple.

  • foto galeri

Ekrani është 30% më i madh, ideja është që t’i ofrojë atij që e përdor më shumë informacione dhe detaje, është e ridizenjuar me informacione dhe shërbime të reja. Chipi në bazën e Apple Watch Serie 4 dhe S4 i ri me processor dual core me 64-bit dhe e reja GPU, janë dy herë më të shpejta.

Ju mund të bëni matje të tensionit si dhe një elektrokardiogram dhe ti ndani ato me mjekun tuaj me një monitor. Të gjitha në sajë të aplikacionit për Shendetin.

Apple Watch do të jetë në treg nga 21 shtatori në 26 vende me një çmim 399 dollarë me Gps dhe 499 dollarë me Celular.

Iphone XS dhe XS Max, emrat zyrtarë

iPhone XS është ky emri i ri zyrtar i iPhonit të ri të prezantuar në Steve Jobs Theatre të Cupertino.

Janë dy versione me ekran nga 5.8 inc dhe 6.5 Inc OLED ‘Super retine’e quajtur Xs Max, deri tani dimensioni më i madh për një Iphone, sipas zërave.

Të pavërteta thashethemet që kërkonin ndalimin e 3D Touch, që në fakt është, përveç Face Id dhe notch lançuar me iPhon X.

Ai ka një chip A12 Bionic në 7-nanometër( e prezantuar edhe nga Huaëei në prezantimin e fundit të Berlinit) një GPU quad core, PCU 6-fore me motor Neural Engine.

Ai garanton një shpejtësi 50% më të madhe se modeli i mëparshëm. Apple prezanton masën prej 516 GB. ‘Ky është iPhone më i avancuar që ne kemi krijuar ndonjëherë ‘tha Tim Cook në skenën e prezantimit.

Në skenë është ngjitur edhe Steven John Nash, ylli i basketbollit, që tregoi funksionet e reja të fotokameras. Ajo analizon dhe tregon në kohë reale të dhënat e lojës, përdoret si fotokamer për të kapur aksionet. Një eksperiment i realitetit të shtuar.

Modeli Iphone XS me memorie (64 GB, 256 Gb e 512 Gb) ka një çmim duke nisur nga 999 dollarë, ndërsa modeli XS Max, gjithmonë me tre masa, ka një çmim fillestar prej 1099 dollarë. Në treg do të keni mundësi ti gjeni nga 21 shtatori.

Të këshilluara

Këto janë atletet më "in" të sezonit (Foto)

Disave mund t’u duken të shëmtuara, por janë tendenca më e parezistueshme e vjeshtës. Çfarë më shumë se atetet mund të blesh këtë periudhë, por kujdes! Të gjith...

13:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI