Flash

Policia "tremb" të fortët e Niklës, shoqërohet vrasësi me pagesë Durim Bami

Lapsi.al 12 September 2018
Policia "tremb" të fortët e Niklës, shoqërohet

Gjashtë persona janë shoqëruar nga policia që nisi një aksion rreth orës 05.00 të ditës së sotme në Nikël. Mes të shoqëruarve është Durim Bami, vrasësi i famshëm me pagesë që iu prezantua si i tillë vetë ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në zyrën e tij në ministri. Durim Bami u bë një personazh publik gjatë çështjes, Doshi-Meta, kur deputeti i Shkodrës deklaroi se po organizohej një atentat për ta vrarë.

Të shoqëruarit e tjerë janë Valter Bami, Ylli Cungu dhe Fatmir, Marenglen dhe Bedri Haka. Të gjithë persona me precedentë penalë, të akuzuar për krime të rënda që nga pengmarrjet e deri tek vrasjet. Ndryshe nga policia, të shoqëruarit njihen si "Grupi i Niklës" dhe dyshohet se kontrollet dhe arrestimet kanë lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Shkodër.

Mbetet për t'u parë nëse ndërhyrja e policisë do të ketë rezultat, apo ky i sotmi është show i radhës.

Të këshilluara

Ndryshimet/ Kush ngjitet në kupolën e PS?

Ish deputetit-gazetar, Alfred Peza, i është besuar posti i sekretarit të Marrëdhënieve me Mediat. Ish deputeti socialist është rikthyer në gjirin PS. Po ashtu p...

13:59

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI