Flash

Operacion kundër 'Grupit të Niklës', FNSH dhe RENEA bastisin shtëpinë e Durim Bamit

Lapsi.al 12 September 2018
Operacion kundër 'Grupit të Niklës', FNSH dhe RENEA

Forcat Speciale RENEA dhe FNSH-ja, të cilat janë duke kryer kontrolle dhe arrestime në Nikël të Fushë Krujës, kanë hyrë mëngjesin e sotëm dhe në shtëpinë e Durimit Bamit, person me precedentë penalë, i burgosur, protagonisti i "atentatit" ndaj deputetit Tom Doshi.

Operacioni udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe synon goditjen e bandës së Niklës, grup kriminal mbi të cilin rëndojnë një sërë akuzash duke filluar nga vendosja e eksplozivëve.

Deri tani është arrestuar Fatmir Haka, i forti i zonës i njohur me nofkën "Tuku" dhe janë shoqëruar në Polici, dhjetra të tjerë.

Operacioni vazhdon për armë, drogë dhe persona në kërkim

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI