Sergio Ramos në mbrëmjen e shkatërrimit të Kroacisë 6-0 ka festuar golin e tij me shenjën e shqiponjës. Kapiteni i iberikëve, pas golit të shënuar në zhvillimet e një goditje këndi, ka bërë dukshëm xhestin simbolik të shqiponjës.

Asnjë lidhje me Shqipërinë, asnjë tendencë ndaj fqinjëve ballkanas. Vetëm lirshmëria eksplozive e një festimi sipas mënyrës që i pëlqen. Por këtë herë askush nuk ankohet, sepse ai që festoi ishte Sergio Ramos, ndaj gjoba as nuk kalohet nëpër mend, si i ndodhi Shaqirit e Xhakës. Ajo është për ata qe e bëjnë festimin me zemër...