Reperi Mac Miller u nda nga jeta pak ditë më parë dhe kjo ngjarje tronditi gjithë fansat e tij, të cilët fajësuan këngëtaren Ariana Grande për vdekjen e reperit. Ariana nuk reagoi aspak ndaj këtyre komenteve thjesht postoi njw foto tw Miller bardh e zi pa asnjë koment dhe ka bllokuar edhe komentet e ndjekësve në atë foto.
Miqtë e saj janë shprehur për Us Weekly se këngëtarja është e shkatërruar dhe po kalon një periudhë shumë të vështirë. “Zemra e saj është thyer. Edhe familja e saj është e shokuar, pasi Miller u bë pjesë e familjes, gjatë lidhjes së tij me Arin. Ai ishte një person shumë i rëndësishëm në jetën e saj. Edhe përse u ndanë, ajo dëshironte më të mirën për të.” –janë shprehur miqtë e Ariana Grande-s.Ndërsa këngëtarja nuk ka folur ende publikisht për këtë ngjarje të rëndë.
