Flash

Mustafaj thumbon Bashën me një letër drejtuar Hajdarit: PD nuk është aty ku historia dhe Azemi e kërkon

Lapsi.al 12 September 2018
Mustafaj thumbon Bashën me një letër drejtuar Hajdarit: PD nuk

Besnik Mustafaj kishte zgjedhur një letër të përfytyruar të kujtonte mikun e tij Azem Hajdari me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së tij.

Mustafaj shkruan se dëshpërimi në popull është madh dhe se të rinjtë duan të largohen nga vendi. Po ashtu Mustafaj shkruan se PD nuk është më aty ku historia dhe Azemi.

“Vendi po shkon keq i dashur Azem. Ëndrra jote për Shqipërinë si gjithë Europa ka ngecur.  Korrupsioni është bërë një gangrenë që bren moralin e shoqërisë dhe po pengon zhvillimin e ekonomisë. Krimi i organizuar funksionon si federatë kartelesh duke e ndarë vendin në parcela për secilin kartel, sepse krimi i organizuar në fakt ka kapur shtetin. Shqiptarët i ka pushtuar dëshpërimi. Një dëshpërim i ngjashëm me atë të 1991, kur humbëm zgjedhjet e para. Por ndryshe nga ndodhi në 1991 - kur pasoi një vit i stuhishëm ku shqiptarët e mblodhën shpejt veten, u bashkuan rreth PD dhe e çuan vendin në zgjedhje të parakohshme në vitin 1992, ku ne fituam, - sivjet dëshpërimi duket shumë i thellë. Shqiptarët e kanë humbur shpresën në atdheun e tyre dhe po kërkojnë të ikin jashtë duke zbrazur vendin. PD nuk është aty ku historia e kërkon dhe ku do e donte Azemi për ti dhënë zë politik kësaj pakënaqësie popullore duke mishëruar atë që është jetike sot, shpresën e njerëzve dhe për ti udhëhequr këta njerëz drejt përmbushjes së ëndrres tënde, për ta bërë Shqipërinë si të gjithë Europa.” - tha ndër të tjera Mustafaj.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI