Flash

11 arrestimet e Niklës/ Forca e ligjit apo show i policisë?

Lapsi.al 12 September 2018
11 arrestimet e Niklës/ Forca e ligjit apo show i policisë?

FNSH dhe RENEA mësynë mëngjesin e sotëm Nikël për arrestimin e disa personazheve të njohur të botës së krimit. Në përfundim të tij u kryen 11 arrestime. Aksioni nisi sapo fshati Nikël u zhyt në errësirë, pasi policia ndërpreu energjinë elektrike rreth orës 05.00 të mëngjesit.

Të armatosur rëndë dhe të shumtë në numër, aksioni i forcave speciale kaloi pa incidente. Për çdo të papritur, FNSH dhe RENEA kishin vendosur qitës me snajper në shtëpitë rreth familjeve Haka dhe Bami, një fakt që dëshmon për rrezikshmërinë e personave të arrestuar.

[video width="1920" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/09/nikel-aksioni-snajper-me-logo.mp4"][/video]

Më i famshmi prej të arrestuarve është pa dyshim Durim Bami, njeriu që pak vite më parë iu prezantua ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit si vrasës me pagesë, që kishte marrë përsipër të ekzekutonte Tom Doshin, për llogari të Ilir Metës.

Të arrestuarit e tjerë janë po ashtu me një të kaluar të pasur në aktivitetin kriminal si vrasje, grabitje, pengmarrje, kërcënime etj. Ata janë Valter Bami, Ylli Cungu dhe Fatmir, Marenglen dhe Bedri Haka, të gjithë persona me precedentë penalë për krime të rënda.

[video width="1920" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/09/arrestimi-ne-nikel-1.mp4"][/video]

Por policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion nëse aksioni është bazuar në hetime dhe dosje konkrete të bazuar në prova, apo është raprezalja e radhës, që policia kryen ndaj personave me precedentë penalë.

Pak ditë më parë, policia organizoi një aksion të ngjashëm në fshatrat Dobraç dhe Kiras të Shkodrës. Edhe aty u arrestuan emra të njohur të krimit në Shkodër, një person i fisit Bajri, Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, Astmer Bilalit, 29-vjeç ish-kampion boksi, Erogen Vaso Brajoviç, 36 vjeç, dhe Emrah Plaku, 22 vjeç.

Por pas aksionit të bujshëm të policisë, rezultoi se në sallën e gjyqit nuk pati asnjë akuzë të rëndë për të arrestuarit, me gjithë vrasjet mafioze që kanë ndodhur në Shkodër. Në gjykatë, aksioni përfundoi në akuzat për armët pa leje që iu gjetën të arrestuarve.

Të njëjtën skemë të aksioneve plot zhurmë në media, policia e ka përdorur edhe në Elbasan dhe në Vlorë pas ngjarjeve të rënda kriminale. Forcat speciale kanë zbarkuar me zhurmë duke kryer kontrolle dhe shoqërime, por në fund ka rezultuar se ngjarjet e rënda kriminale kanë mbetur sërish në mister. Mbetet për t'u parë nëse kjo është shfaqja e radhës, apo përballë të arrestuarve në Nikël, janë të dyshuar për ndonjë nga ngjarjet e rënda që kanë ndodhur muajt e fundit në Tiranë dhe Shkodër.©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI