Flash

ECA, Agnelli këmbëngul për VAR në Champions: "Sa më shpejt"

Lapsi.al 12 September 2018
ECA, Agnelli këmbëngul për VAR në Champions: "Sa

Presidenti i Shoqatës së klubeve Europiane (ECA), njëkohësisht edhe i Juventus, Andrea Agnelli, nuk e ka harruar episodin që e nxorri klubin e tij jashtë Champions në përballjen dramatike me Real Madrid. Nuk është rastësi ndërhyrja e numrit 1 bardhezi, për të kërkuar me forcë përdorimin e VAR sa më shpejt në Kupat Europiane.

"Mbështetja që gjyqtarët marrin nga VAR është e madhe dhe për këtë arsye ECA dëshiron që ai të futet sa më shpejt në kompeticionet UEFA", shpjegon Agnelli.

Deklarata e Agnellit lidhet me atë që ndodhi gjatë ndeshjes Real Madrid-Juventus, në prillin e kaluar, për penalltinë e akorduar ndaj Los Blancos.

Më pas, presidenti i ECA-së thekson: "Në Botërorin e 2014 në Brazil janë marrë 95% e vendimeve të drejta, ndërkohë që në Rusi 2018 me VAR kjo përqindje u rrit në 99.3%. Kur përdor VAR, nuk kthehesh më pas, sepse e kupton se kjo është rruga e drejtë. Ceferin pajtohet, por ka 53 Federata, 53 Liga dhe arbitra nga 53 vende të ndryshme që duhet të "trajnohen" dhe të cilëve iu duhet shpjeguar se si zbatohet në mënyrë korrekte për të ruajtur standardin e kërkuar. Nuk më takon mua të them se kur VAR do të jetë në Ligën e Kampionëve, por shpresoj që në 2019-20 të ekzistojnë kushtet për ta zbatuar atë".

Të këshilluara

Video/ Rodrigo bën poker, turpërohet Kroacia

Praktikisht nuk ka ndeshje mes Spanjës e Kroacisë, me nënkampionët e botës që pësojnë edhe golin e katërt. Rodrigo shënon golin e parë personal në minutën e 50,...

21:59

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI