Flash

Dështimi i Italisë, jo vetëm dobësim i pozitave në Ligën e Kombeve: rrezikon edhe për Euro 2020

Lapsi.al 12 September 2018
Dështimi i Italisë, jo vetëm dobësim i pozitave në

Rreziku të mbërrijë në vendin e fundit në grupin e Ligës së Kombeve do të sillte si pasojë gjithashtu përjashtimin e Italisë nga kokat e serive të shortit për Euro 2020.

Humbja në Portugali, e cila pasoi barazimin në shtëpi kundër Polonisë, bëri të ndizet drita e alarmit për Italinë në Ligën e Kombeve.

Në fakt, nëse vendi i parë në grup tashmë duket në fantazi, ato që shqetësojnë ambinetin axurr janë pasojat e një rënieje të mundshme në rrugën drejt Euro 2020.

Rreziku, mjaft konkret, deri më sot është që Italia të humbasë vendin si kokë grupi në shortin e programuar për në 2 dhjetor për kualifikimet.

Në fakt, kokat e grupit do të jenë vetëm 10, por Kombëtaret që marrin pjesë në Ligën e A të Ligës së Kombeve janë 12, që do të thotë se dy të tretat më të dobëta do të përfundojnë detyrimisht në grupin e dytë.

Rreziku i një raundi të ri të hekurt i ngjashëm me kualifikueset në Rusi 2018, me pak fjalë, është me të vërtetë vetëm hnjë hap larg. Të gjitha pa parashutë të "përsëritjes" të mundshme nëpërmjet Lidhjes së Kombeve.

Një rrezik që ndoshta dikush e ka nënvlerësuar duke pasur parasysh që Mancini, siç pranohet edhe nga vetë trajneri, në mungesë të stazhit apo miqësoreve, ka vendosur të përfitojë nga kompeticioni i ri për të vlerësuar të rinjtë e Italisw.

Tani, megjithatë, duke filluar nga tetori, Italia do të thirret nuk mund të nënvlerësojë asnjë ndeshje të Ligës së Kombeve, nga e cila, është mirë të kujtotohet, gjithashtu kalon një pjesë të mirë e Euro 2020.

Të këshilluara

Video/ Rodrigo bën poker, turpërohet Kroacia

Praktikisht nuk ka ndeshje mes Spanjës e Kroacisë, me nënkampionët e botës që pësojnë edhe golin e katërt. Rodrigo shënon golin e parë personal në minutën e 50,...

21:59

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI