Flash

Del VIDEO/ Si u rrëmbye në mes të Vlorës 24-vjeçari i zhdukur prej 2 muajsh

Lapsi.al 12 September 2018
Del VIDEO/ Si u rrëmbye në mes të Vlorës 24-vjeçari i

Prej 17 korrikut është zhdukur pa lënë gjurmë 24-vjeçari Elvis Troqe nga qyteti i Vlorës. Ai u denoncua një ditë më pas i zhdukur nga familuarët, por nga ajo ditë nuk dihet asgjë për fatin e tij. Besohet se ai është rrëmbyer nga persona ende të paidentifikuar.

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka publikuar një video që tregon momentet e fundit të 24-vjeçarit i cili pasi ka dalë nga një lokal ka hipur me dëshirë në një makinë tip Benz ku ka njohur një person, por më pas është zhdukur.

Në video duket edhe një automjet tjetër që mban nën vëzhgim makinën e rrëmbyesve. Gazetari Artan Hoxha tha se një muaj përpara rrëmbimit të 24-vjeçarit, është zhdukur edhe shoku i tij, Albano Xhaferraj. Ata ishin kthyer të dy nga Belgjika në muajin qershor dhe brenda një muaji u zhdukën të dy pa lënë gjurmë.

“Automjeti "Benz" është identifikuar. Autorët, rrëmbyesit gjithashtu dihet se kush janë, por nuk veprohet. Policia nuk vepron” – tha Hoxha.

https://youtu.be/O9TLRuiwmGg

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI