Jeta sentimentale e Angelina Jolie, pas perfundimit të historisë së dashurisë me Brad Pitt, është në qendër të vëmendjes dhe ka arritur sa të spekulohej se kishte vendosur të hakmerrej duke frekuentuar Johnny Depp.Zërat e parë të çiftit të mundshëm dolën online një vit më parë nga revista “Star”, ku me pas u përgënjeshtruan. Në qendër të fjalëve ishte një afrimitet mes dy yjeve të filmit “The Touris”, të ushqyera edhe nga divorci i Depp me Amber Heard.Këto dolën që të jenë thjesht thashetheme: Johnny dhe Angelina nuk janë fotografuar kurrë së bashku dhe Depp nuk i ka ofruar ndihme asaj, siç ishte thënë, duke e ftuar të banonte në shtëpinë e tij gjatë xhirimeve të filmit “Maleficient 2”, për të kaluar një periudhe të komplikuar. Aktori, në fakt, e kaloi verën në një turne muzikor me grupin e tij “The Hollywood Vampires”.
