Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Al Bano Carrisi do të largohet nga bota muzikore

Lapsi.al 12 September 2018
Al Bano Carrisi do të largohet nga bota muzikore

Prej disa kohësh në mediat italiane po përflitet se këngëtari i njohur, Al Bano Carrisi do të largohet nga bota muzikore. I ftuar në emisionin “Mattino cinque”, ai ka konfirmuar se pas datës 1 janar 2019 nuk do të këndojë më.

“Po është e vërtetë që prej datës 1 janar do të ndaloj së kënduari”, ka thënë 75-vjeçari.

Më 31 dhjetor ai do të mbajë koncertin e tij të fundit të lamtumirës për t’u shkëputur nga bota e muzikës. Shkak i këtij largimi është bërë gjendja e tij shëndetësore. Në vitin 2017 Al Bano u godit nga një atak në zemër dhe nga ishemia.

Ai numëron 53 vite karrierë në botën e muzikës, ndërsa disku i tij i fundit i titulluar “Di rose e di spine” ka korrur një sukses të madh.

Kujtojmë që Al Bano pas divorcit nga bashkëshortja Romina Power, u martua me Loredana Lecciso, e cila është 26 vjet më e re se ai.

Të këshilluara

Halle Berry vjen si regjisore

Halle Berry do të debutojë si regjisore me një film dramatik i ambientuar në botën e arteve marciale me titull “Bruised”, ku do të jetë edhe protagonistja. Xhir...

16:50

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI