Flash

Akuzat e OKB për emigrantët, Italia: Të pabaza

Lapsi.al 12 September 2018
Akuzat e OKB për emigrantët, Italia: Të pabaza

Italia ka kundërshtuar deklaratat e shefes për të Drejta të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, lidhur me trajtim që po u bënë ky shtet migrantëve, duke i cilësuar të njëjtat “joadekuate, të pabaza dhe të padrejta”. 

Përmes një deklarate me tone të ashpra, ministria e Jashtme italiane është përgjigjur pas fjalimit, në të cilin Bachelet, ish-presidente e Kilit, ka akuzuar Qeverinë populiste, për refuzim të hyrjes së anijeve të organizatave joqeveritare me refugjatë në këtë shtet.

Në fjalimin e saj të parë, prej kur ka nisur udhëheqësinë në Gjenevë, Bachelet po ashtu ka njoftuar për dërgimin e një ekipi të OKB-së në Itali, për të parë nga afër “raportimet për rritje të akteve të dhunshme dhe racizmit kundër migrantëve me prejardhje nga Afrika apo ata nga komuniteti rom”. 

Kjo ministri ka hedhur poshtë deklaratat për Italinë, duke thënë se ky shtet ka marrë shumë përgjegjësi për ruajtjen e mijëra jetëve në Mesdhe.

Deklarata e ministrisë ka pasuar kritikat e ashpra drejt Bachelet, të bëra të hënën nga lideri i Partisë italiane kundër Migrimit, Matteo Salvini.

Të këshilluara

Raporti i OKB-së: Rritet uria globale

Numri i njerëzve që vuajnë nga uria është rritur gjatë tre viteve të fundit, sugjeron një raport i OKB-së. Sipas analizës, në vitin 2017, 821 milionë njerëz në ...

22:55

Politika kthen djathtas kudo në Europë

Suedia është shembulli më i ri. Më fillimin e krizës së refugjatëve, gati në të gjitha zgjedhjet në vendet e BE-së kanë fituar terren të madh partitë populiste ...

20:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI