Flash

Zbulohet butiku me kravatat e Ramës/ Biznes apo vanitet i kryeministrit? (Foto + video)

Lapsi.al 11 September 2018
Zbulohet butiku me kravatat e Ramës/ Biznes apo vanitet i kryeministrit?

Pas debatit politik që shpërtheu në lidhje me shitjen e kravatave të dizenjuara nga kryeministri Rama në një butik të kryeqytetit, kamera e In Tv ka shkuar aty ku ishin ekspozuar mallrat që mbanin nënshkrimin e kryeministrit piktor. Ashtu sikurse u tha televizioni ka zbuluar se ato i takojnë një biznesi të ish deputetes demokrate Lajla Pernaska (foto poshte), e cila e ka lënë pas krahëve politikën për t’iu përkushtuar botës së modës.

Por ajo që binte në sy në fjalët e përfaqësueses së kompanisë ONUS, dilte se megjithëse kravatat me ngjyrat e tyre i shkonin tejet përshtat teknologjisë së printimit 3D, ato ishin thjesht për ekspozim dhe jo për shitje. Por ashtu sikurse duket nga kronika, ato zënë një vitrinë të tërë të butikut.

Atëherë lind pyetja: C’është ky biznes që zika vitrinat me mallra që nuk kërkon t’i shesë. A e përdor thjesht kryeministrin e Shqipërisë si një ikonë për marketing? Apo thjesht si një dordolec arrash për të trembur zogjtë grabitqarë të tatimeve?

Nga ana tjetër pikëpyetje lindin edhe për kryeministrin: A po e përdor edhe këtë biznes të ri për të thënë si ç’ bënte më parë, kur deklarohej se pasuria e tij vinte nga shitja e “Kurbanit” dhe pikturave të tij? Apo kjo nismë nuk është e lidhur me paratë, por me vanitetin e tejskajshëm të kryeministrit. A po e bën ai këtë bashkëpunim për të përkëdhelur egon prej artisiti të sëmurë që do të jetë prezent kudo, aq sa deklaron se ka dizenjuar edhe bluzat e kombëtares apo stadiumin e ri Arena Kombëtare?

© LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI