Flash

Vuçiç nuk e dinte që po e filmonin: Shqiptarët po forcohen, serbët po zhduken… (VIDEO)

Lapsi.al 11 September 2018
Vuçiç nuk e dinte që po e filmonin: Shqiptarët po

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqit i është publikuar një video ku shihet teksa ankohet për gjendjen e dobët të serbëve në Republikën e Kosovës. Gjatë një mbledhje të mbajtur jashtë “syrit të medieve”, ai diskutoi me përfaqësuesit e Listës Srpska dhe kryetarët e komunave serbe në Kosovë rreth situatës së fundit.

Ndonëse nuk ishte në dijeni për incizimin që ishte duke e bërë një kamer, Vuçiç vazhdon të flet krejtësisht ndryshe për situatën me të cilën po kalon Kosova dhe Serbia.

“Patjetër mirë të llogaritësh dhe mirë të kuptosh cila është gjendja në botë. Mendoni se nuk do të fitoja po të thoja: Çfarë Merkeli, nuk dua ta di… E di unë sa jemi të vegjël për Gjermaninë dhe Merkelin. Të rrezikojë Serbinë duke folur ashtu, nuk dua. Dua të kem investime tjera të Gjermanisë në Serbisë”, është shprehur ai.

Më tej, Vuçiç shihej teksa ankohej se shqiptarët po forcohen dhe serbët po dobësohen.

“… nuk e di çka të bëjmë, nuk e di çka të bëjmë. Ndoshta nëse ndërmarrin më tepër masa, diçka kemi ndërmarrë dhe shumëçka tjetër e bëjmë por ne si popull po zhdukemi. Shqiptarët nuk janë ashtu siç kanë qenë. Por baza e tyre fertile është shumë më e madhe se e jona. Mesatarisht janë 17 vite më të ri se ne një gjeneratë të tërë të aftë për punë e kanë shumë se ne dhe këtë njerëzit duhet ta dinë. Prandaj, ne duhet të dimë çka të ndryshojmë për të ardhmen…”, ka deklaruar ai./indeksonline

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI