Flash

Vettingu në politikë, Kryemadhi shpërthen kundër ndërkombëtarëve: Na janë bërë si me i pas nënë dhe babë

Lapsi.al 11 September 2018
Vettingu në politikë, Kryemadhi shpërthen kundër

Monika Kryemadhi është shprehur sot se Vettingu i politikanëve do të bëhet nga institucionet e Drejtësisë, që nuk janë kapur nga krimi i organizuar.

Në një intervistë gjatë edicionit të lajmeve në Vizion Plus, Kryemadhi u shpreh se Vettingu i politikës do të prekë edhe familjarët e tyre.

“Ajo që sipas meje është më e rëndësishme është që dhe vetë media dhe gazetarët duhet të fokusohen në dëshirën e qeverisë për ta bërë apo jo Vettingun. Sepse unë mendoj që gjëja më e rëndësishme e jona është që njerëzit të kuptojnë që, ai që bërtet më shumë: ‘Kapeni ujkun. Kapeni Ujkun!”, është çakalli që e shqeu tufën e deleve. Në këtë rast ne flasim për Edi Ramën. “, tha ajo.

E pyetur nëse vettingu në politikë duhet bërë nga ndërkombëtarët, Kryemadhi ka shpërthyer ndaj tyre, njësoj sic shpërthen shpesh ish-kryeministri Berisha apo ndonjë politikan tjetër.

"Për çfarë jemi? Për protektorat apo vend i pavarur sovran? Sepse na kanë ardhur këta ndërkombëtarët , na janë bërë si me i pas nënë dhe babë, sikur ne të gjithë kemi lindur nëpër shtëpitë e fëmijëve. Ajo çka është më qesharake, ky komunitet ndërkombëtar, i cili ka vënë po themi propozime të tjera, grupet e Vettingut që janë të krijuara me votën e PS, sot i ke ata që nuk po pranojnë. Ne po kalojmë gjyqtarë, të cilët nuk arrijnë të sqarojnë apo të deklarojnë që janë me qindra milionë lekë të padeklaruara, me apartamente etj etj, dhe po heqin gjyqtarë apo prokurorë, të cilët mund të kenë pasur nën hetim po themi familjarë të z. Rama apo njerëz që janë të lidhur me grupin e z. Rama, të cilët po u heqin të drejtën e ushtrimit të profesionit, për shkak sepse nuk kanë deklaruar një fjalë të viteve ’85, të cilën e ka shitur në varrezë për pjesë këmbimi", tha kryetarja e LSI-së.

Të këshilluara

Gjendet një person i vetëvarur në Ksamil

Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të plazhit të Pasqyrave në Ksamil. Dyshohet se se bëhet fjalë për Blerim Dulaj, personi i cili u shpall i zhdukur një d...

14:56

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09