Flash

Tiranë, i riu tenton të vrasë veten me thikë, familjarët e gjejnë të mbuluar nga gjaku

Lapsi.al 11 September 2018
Tiranë, i riu tenton të vrasë veten me thikë,

Një 33 vjeçar ka tentuar vetëvrasjen në Tiranë, në banesën e tij pranë rrugës “Petrit Radovicka”.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. 33 vjeçari ka tentuar të vrasë veten me një mjet prerës. Familjarët e kanë gjetur të gjakosur dhe e kanë çuar menjëherë në spital. I riu aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Nr. 3:

Më datë 09. 09. 2018, në rrugën “Petrit Radovicka”, në banesë, është vetëplagosur me një mjet prerës, shtetasi A. R., vjeç 33, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Të këshilluara

Qafë Thanë, arrestohet polaku me drogë

Policia Kufitare e Qafë Thanës, ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas polak pasi iu gjet një sasi kanabis sativa. Sipas burimeve të drejtorisë Vendore...

21:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI