Flash

Tevez ka luajtur me të dy: "Diferenca mes Ronaldo e Messi është e madhe"

Lapsi.al 11 September 2018
Tevez ka luajtur me të dy: "Diferenca mes Ronaldo e Messi

Carlos Tevez ka luajtur me të dy. Me Cristiano Ronaldo në kohët e Manchester United, me Lionel Messi duke veshur fanellën e Argjentinës. Ish-sulmuesi bardhezi krahason dy kampionët, duke përshkruar sjelljet e tyre edhe jashtë fushës: “Cristiano është i fiksuar” ka deklaruar Apache gjatë një takimi me disa fëmijë në Argjentinë, “ndalej gjithnjë në palestër dhe duke qenë se ishte më i mirë në gjithcka vinte shpejt edhe në stërvitje. Pyeta veten: “si tia hedh këtij tipit?”.Kur stërvitja ishte lënë në 9 të mëngjesit dhe unë shkoja në 8 ai ishte aty. Edhe nëse shkoja në 7.30 ai ishte prapë aty. Kështu një ditë shkova në 6 por edhe atë rast e gjeta aty. Gjysëm përgjumësh, por ishte aty”.

Shumë ndryshe sjellja e Leo Messi: “Nuk e kam parë kurrë në palestër” deklaroi Tevez “për shembull nuk e kam parë asnjëherë të stërvitej për stopime apo me ushtrime teknike. Atij i vjen gjithcka natyrale, por me penalltitë ka punuar shumë: në fillim nuk i godiste ndërsa tani i con të gjitha në cep”.

Të këshilluara

Derbi i Manchester për Douglas Costa

Douglas Costa ka mbyllur një sezon të jashtëzakonshëm me Juventus, por sezoni i ri mund tia komplikojë pak jetën brazilianit. Për momentin 26 vjecari nuk po gje...

09:09

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI