Flash

Të huajt shpenzime rekord në Shqipëri, por dhe shqiptarët lanë jashtë 624 milionë euro

Lapsi.al 11 September 2018
Të huajt shpenzime rekord në Shqipëri, por dhe shqiptarët

Si turistët e huaj në Shqipëri, ashtu dhe shqiptarët jashtë, kanë shpenzuar më shumë në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e të huajve në vend për periudhën janar-qershor arritën në 785 milionë euro, duke shënuar një nivel rekord maksimal historik, që pas viteve ’90.

Rritja e fluksit të turistëve të huaj, teksa Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar turistik, ka bërë që të hyjë më shumë valutë nga turizmi në vend. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nga shpenzimet e të huajve në Shqipëri janë rritur me 8.7%.

Të dhënat e mëparshme të INSTAT kanë treguar se ka një rritje të hyrjeve të të huajve në vend. Për periudhën janar-qershor, Shqipërinë e vizituan 1.9 milionë të huaj, me një rritje prej 9.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Peshën kryesore vijojnë ta mbajnë shtetasit nga Kosova, me rreth 29% të totalit, të ndjekur nga maqedonasit, me 15%, grekët me 11.5%, malazezët me 9.3%, italianët me 7.3%. Rreth 30% e hyrjeve ishin për qëllime pushimi, sipas INSTAT. Shpenzimi mesatar i të huajve në Shqipëri rezulton rreth 410 euro, sipas të dhënave nga INSTAT për numrin e të huajve dhe Bankës së Shqipërisë për shpenzimet gjithsej.

Edhe shqiptarët që udhëtojnë jashtë kanë qenë më të shumtë në numër dhe si rrjedhojë kanë shpenzuar më shumë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-qershor, paratë e shpenzuara jashtë ishin 624 milionë euro, me një rritje prej 10% me bazë vjetore. Edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë kanë arritur nivelet rekord të larta që pas viteve ’90.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, për 6 muajt e parë të vitit, daljet e shtetasve shqiptarë arritën në 2.4 milionë, me një rritje prej 6% me bazë vjetore. Shpenzimi mesatar i shqiptarëve jashtë rreth 327 euro, sipas të dhënave nga INSTAT për numrin e të huajve dhe Bankës së Shqipërisë për shpenzimet gjithsej.

Mesatarja e shpenzimeve të shqiptarëve jashtë rezulton më e ulët për shkak se një pjesë e madhe e pushuesve shkojnë në vendet fqinjë, ku është relativisht lirë dhe qëndrojnë pak ditë.

Por kur udhëtojnë në vendet e Europës Perëndimore, shqiptarët nuk kursehen dhe shpenzojnë më shumë sesa mesatarja europiane. Për në Gjermani, ku mesatarisht rrinë 10.9 ditë, shpenzimi mesatar është 496 euro, ose 47% më shumë se mesatarja europiane. Vetë gjermanët për pushime jashtë vendit të tyre shpenzojnë mesatarisht 443 euro për udhëtim, sipas Eurostat.

Prej disa vitesh bilanci i udhëtimeve në Shqipëri është pozitiv, ndërsa deri në 2014-n shqiptarët shpenzonin më shumë jashtë sesa të huajt harxhonin në Shqipëri. Për 6-mujorin e parë 2017, bilanci i udhëtimeve ishte pozitiv me 162 milionë euro, 4% më shumë se janar-qershor i një viti më parë./ Monitor

Të këshilluara

Qafë Thanë, arrestohet polaku me drogë

Policia Kufitare e Qafë Thanës, ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas polak pasi iu gjet një sasi kanabis sativa. Sipas burimeve të drejtorisë Vendore...

21:16

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09