Flash

Stërvitja e Rusisë me 300 mijë ushtarë, NATO e shqetësuar

Lapsi.al 11 September 2018
Stërvitja e Rusisë me 300 mijë ushtarë, NATO e

NATO e sheh si kërcënimin stërvitjen e madhe ushtarake të Rusisë këto ditë në Vostok.

Sipas aleancës, stërvitja me 297 mijë ushtarë më 11-17 shtator fokusohet në konflikte të përmasave të mëdha dhe përputhet me një formë më "agresive" të cilën Moska e ka shfaqur së fundmi.

"Stërvitja Vostok fokusohet në konflikte të përmasave të mëdha. Kjo përputhet me një sjellje të cilën e kemi parë kohëve të fundit. Është ajo e një Rusie më agresive që rrit buxhetin e mbrojtjes dhe praninë ushtarake", tha zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, duke theksuar se aleanca po ndjek nga afër të gjitha stërvitjet ruse.

Ajo tërhoqi vëmendjen se Rusia ka shtuar në masë të konsiderueshme praninë ushtarake në rajonet e Detit Baltik, Detit të Zi dhe Mesdheut, ndërsa tha se Rusia është e gatshme të përdorë forcë ushtarake ndaj fqinjëve të saj në vazhdën e zhvillimeve në Ukrainë dhe Gjeorgji.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI