Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Sa kohë duhet të prisni para se të shkoni në shtrat për herë të parë

Lapsi.al 11 September 2018
Sa kohë duhet të prisni para se të shkoni në shtrat për

Kur është koha më e mirë për të pasur më shumë intimitet në lidhje?

Përgjigja është e komplikuar dhe dallon nga çifti në çift. Një nga arsyet se përse është vështirë të gjendet përgjigja për këtë pyetje është se nuk janë kryer shumë hulumtime rreth kësaj çështje.

Çfarë dimë për përkushtimin në lidhje dhe seksin?

Studimet e mëhershme kanë treguar se lidhja emocionale – p.sh. nëse i thoni njëri-tjetrit “të dua” para se të bëni seks – mund të ketë ndikim pozitiv në lidhje. Në bazë të këtij hulumtimi dhe disa tjerëve, ekspertët thonë se më së miri është të prisni derisa të ndiheni komod me njëri-tjetrin për të bërë seks. Megjithatë, edhe për këtë ekspertët janë të ndarë.

Opsioni 1: Pritni disa javë

Sipas një eksperti, mjafton t’i shpenzoni 36 orë së bashku për të qenë të gatshëm të bëni seks. Këto orë nuk është nevoja të jenë të njëpasnjëshme, por mund të jetë një darkë plus një pasdite e shpenzuar së bashku, e kështu me radhë derisa t’i mbushni 36 orë. Për shumicën e njerëzve, kjo merr disa javë kohë. Nëse çifti pret më gjatë se kaq për të bërë seks, siç thotë ai, dëshira e fortë për të bërë seks mund të shuhet.

Opsioni 2: Pritni disa muaj

Bazuar në disa zbulime tjera, ekspertët tjerë thonë se duhet të pritni të paktën tre muaj për të bërë seks – ose atëherë kur është e qartë se faza e muajit të mjaltit ka përfunduar. Periudha e muajit të mjaltit i referohet muajve të parë të një lidhje të re ku ndjenjat e joshjes janë intensive dhe duket se secili person është i pagabueshëm.

Opsioni 3: Pritni derisa të martoheni

Besimet religjioze disa njerëzve mund t’ua përcaktojnë kohën kur bëjnë seks – pra duhet të presin deri në martesë. Ndonëse këtë e aplikojnë ende shumë njerëz, nuk ka ndonjë bazë shkencore.

Të këshilluara

Këto janë atletet më "in" të sezonit (Foto)

Disave mund t’u duken të shëmtuara, por janë tendenca më e parezistueshme e vjeshtës. Çfarë më shumë se atetet mund të blesh këtë periudhë, por kujdes! Të gjith...

13:40

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI