Flash

Rusia, konfirmohet hetimi për doping i Denis Cherichev

Lapsi.al 11 September 2018
Rusia, konfirmohet hetimi për doping i Denis Cherichev

Ajo që u përfol gjatë Botëroit tani është konfirmuar: futbollistët e Rusisë po hetohen për përdorim substancash të ndaluara. Denis Cheryshev është emri i spikatur i botërorit rus, por që tashmë është nën hetim për doping. Lajmin e ka bërë të ditur Daily Telegraph që citon një zëdhënës të Wada-s në portalin rus Sport Express:

"Cështja është në dorë të agjensisë antidoping spanjolle, Aepsad. Ata do të na njoftojnë për rezultatet", është shprehur Maggie Durand. Ajo që duhet të verifikohet në Spanjë është nëse ka patur përdorim të hormonit të rritjes, të injektuar nga mjekët e përfaqësueses rus në grumbullimin para Botërorit e nëse ky përdorim është autorizuar për motive shëndetësore.

Gjithcka lindi nga një intervistë e të atit të Cheryshev në Sport Weekend, që saktësoi se fjalët e përdorura ishin pikërisht këto "hormoni i rritjes", por ndoshta Dimitri kërkonte të thoshte "faktori i rritjes", si përshembull plazma e pasur me piastrina, sic pretendon federata ruse.

Duhet saktësuar se edhe përdorimi i hormonit të rritjes nuk përbën krim nëse duhet për një problem shëndetësor, por nëse nuk është kështu mesfushori i Valencia rrezikon një skualifikim deri në 4 vjet.

Të këshilluara

Derbi i Manchester për Douglas Costa

Douglas Costa ka mbyllur një sezon të jashtëzakonshëm me Juventus, por sezoni i ri mund tia komplikojë pak jetën brazilianit. Për momentin 26 vjecari nuk po gje...

09:09

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI