Flash

Rikthimi i sinjalit televiziv, reagon Rama: Nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses në sistemin e ri

Lapsi.al 11 September 2018
Rikthimi i sinjalit televiziv, reagon Rama: Nuk fiket sistemi i vjetër pa

Menjëherë pas lajmit të rikthimit të sinjal analog për Tiranën dhe Durrësi, ka reaguar edhe kryeministri Rama. Ai përmes një postimi në Twitter ka përshëndetur vendimi ne AMA-s për rindezjen e sinjalit të vjetër të transmetimit televiziv, por Rama është shprehur se nuk fiket sistemi i vjetër pa u siguruar aksesi në sistemin e ri.

“Përshëndes vendimin e autoritetit të pavarur për rindezjen e sistemit të vjetër të transmetimit televiziv. Zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri.” – shkruan Rama.

Ndërkohë, më herët ditën e sotme ishte drejtori i AMA-s, ai i cili njoftoi rindezjen e sinjalit të vjetër të transmetimeve televizive. Sinjali i vjetër do të jetë aktiv deri në janar të vitit tjetër. Ky vendim u mor nga ankesat dhe pakënaqësitë e shumta që qytetarët drejtuar drejt këtij institucioni, pasi u gjenden ditën e djeshme pa sinjal televiziv duke u detyruara të dynden në dyqane për të blerë dekoderin që merr sinjalin e ri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI