Flash

Raporti i OKB-së: Rritet uria globale

Lapsi.al 11 September 2018
Raporti i OKB-së: Rritet uria globale

Numri i njerëzve që vuajnë nga uria është rritur gjatë tre viteve të fundit, sugjeron një raport i OKB-së. Sipas analizës, në vitin 2017, 821 milionë njerëz në mbarë botën nuk ushqeheshin mjaftueshëm, rreth një në nëntë persona.

Dhe pothuajse 151 milionë fëmijë, nuk rriten normalisht nga kequshqyerja. Raporti, Gjendja e Sigurisë Ushqimore në Botë, thotë gjithashtu se kequshqyerja po kontribuon në problemin e rritjes së obezitetit në botë, me një në tetë të rritur, më shumë se 672 milionë, që klasifikohen si mbipeshë.

Autorët vërejnë se frekuenca e ngjarjeve ekstreme natyrore si përmbytjet, nxehtësia, stuhitë dhe thatësirat, është dyfishuar që nga fillimi i viteve 1990.

Dhe ata thonë: “Raporti jep një mesazh të qartë se ndryshueshmëria e klimës dhe ekspozimi ndaj ekstremeve klimaterike, të shpeshta dhe intensive po kërcënojnë të dëmtojnë dhe madje të ndryshojnë arritjet e bëra për t’i dhënë fund urisë dhe kequshqyerjes”.

Uria është një problem më i madh në vendet ku sistemet bujqësore janë të ndjeshme ndaj ndryshimeve në reshje dhe temperatura, dhe ku shumë njerëz ushqehen vetëm nga aktivitetet e tyre bujqësore.

Autorët thonë: “Ndryshimet klimatike, përveç konfliktit dhe dhunës, janë një nxitës kryesor i urisë globale dhe një nga shkaqet kryesore të krizave të rënda ushqimore”.

Dhe ata bëjnë thirrje për veprime të koordinuara globale dhe vendore, në mënyrë që vendet të bëhen më imune ndaj fatkeqësive të lidhura me klimën. /tvklan

Të këshilluara

Politika kthen djathtas kudo në Europë

Suedia është shembulli më i ri. Më fillimin e krizës së refugjatëve, gati në të gjitha zgjedhjet në vendet e BE-së kanë fituar terren të madh partitë populiste ...

20:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI