Flash

Fikja e kanaleve analoge, çfarë e provokoi mllefin e qytetarëve

Lapsi.al 11 September 2018
Fikja e kanaleve analoge, çfarë e provokoi mllefin e qytetarëve

Vendimi i Autoritetit të Mediave Audiovizuale për bllokimin e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës rezultoi një katastrofë. Mijëra vetë mbetën pa sinjal televiziv dhe nxituan të blejnë aparatet, duke krijuar radhë të gjata, kryesisht në dyqanet e platformave Digitalb dhe Tring. Brenda 24 orëve AMA riktheu sinjalin e televizioneve analoge, për shkak të irritimit që provokoi tek qytetarët.

Vendimi i AMA-s është që deri në 15 janar të vitit tjetër, në Tiranë dhe Durrës kanalet televizive mund të shihen falas në të gjitha aparatet televizive. Por në këto 24 orë u pa qartë se kalimi në transmetim dixhital provokoi një valë mllefi tek shumica e qytetarëve.

Dyndja e  menjëhershme në dyqanet e platformave dixhitale Tring dhe Dixhitalb tregoi se qytetarët ishin të painformuar. Pavarësisht se fushata në media ka nisur tashmë prej një viti e gjysëm, siç pranoi kreu i AMA Gentian Sala, sërish ajo nuk ka qenë e mjaftueshme për të kuptuar se çfarë do të ndodhte. Shumë prej atyre që qëndronin për orë të tëra në radhë, thanë se nuk e kishin kuptuar mesazhin e AMA-s dhe se vendimi i kishte ardhur papritur.

Problemi ishte se transmetimet dixhitale kaluan në frekuenca për të cilat duhej blerë një dekoder DVB-T2. Të gjithë ata që kanë një televizor plazma me dekoder të përfshirë, që është DVB-T, DVB-C, por jo DVB-T2, nuk mundën të shohin më asnjë kanal televiziv, as analog dhe as dixhital.

Nga ana tjetër, fikja e transmetimeve analoge gjeti të papërgatitura platformat dixhitale. Aparatet në shitje nuk mjaftonin për të përballuar fluksin e kërkesave. Por e sigurtë është që biznesi ka qenë në ditën e tij më të mirë, këto 24 orët e fundit.

Por irritimi i qytetarët nuk erdhi thjesht nga radhët e gjata, mungesa e informimit apo nga zhgënjimi se jo të gjithë aparatet dixhitale mund ta përballonin transmetimet e reja.

Shkak u bë arroganca dhe vendimi për të marrë akoma para nga qytetarët, për kanale që janë falas në transmetim. Dhe këto janë qytetarët që nuk mund t'ia lejojnë vetes blerjen e një televizori, prodhim të viteve të fundit.

Janë mijëra pensionistë, të papunë, invalidë apo familje të tjera me të ardhura të pakta, të cilët sapo kuptuan se taksa që paguajnë për Televizionin Publik nuk mjafton. Vërtet që çmimi i një aparati DVB-T2 mund të duket një shumë e papërfillshme për t'u paguar (nga 2 mijë deri në 3 mijë lekë), por në këto 24 orë, qytetarët e më të varfër të vendit e konsideruan këtë një pagesë të padrejtë.

Sepse, nëse e kanë paguar çdo muaj taksën për të parë TVSH-në dhe televizionet e tjera kombëtare, atëherë përse duhet të paguajnë dy herë për të marrë të njëjtin shërbim?

Dhe këto janë të njëjtët që kanë ndjerë në xhepat e tyre rritjen e çmimit të ujit, rritjen e çmimit të energjisë elektrike, rritjen e çmimit të biletës së autobuzit, rritjën e çmimit të karburanteve madje edhe të librave shkollorë, për të cilat vazhdojnë t'u thuhet se po i marrin falas©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI