Flash

PD depoziton në Kuvend projektligjin për Vettingun e politikanëve: Rama refuzon ta votojë

Lapsi.al 11 September 2018
PD depoziton në Kuvend projektligjin për Vettingun e

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend, projektligjin për Vettingun e politikanëve, por ende nuk dihet se kush janë organet që do ta bëjnë këtë proces. Deputeti i PD, Ervin Salianji në përfundim të mbledhjes së grupeve të punës, PD-LSI tha se duhet pritur për të parë nëse mazhoranca është pro apo kundër këtij pr.ligji.

Deputeti demokrat u shpreh se është Rama ai që po e pengon Vettingun në politikë. “Rama nuk e do Vettingun dhe refuzon të votojë propozimin tonë. Ne sot depozituam nismën e grupit tonë parlamentar. Është politika, ajo që ndalon hetimin e zyrtarëve të lartë. Nëse Partia Socialiste nuk e do Vettingun, s’mund të diskutojmë për teknikalitete”.

Sipas Salianjit, mazhoranca po bën propagandë për t’iu shmangur Vettingut. “Diskutimi i sotëm, ishte nëse PS është pro apo kundër këtij pr.ligji. SPAK-u nuk i heton funksionarët publikë, sepse e pengon Rama. Pa diskutim që i gjithë procesi i Vetingut do të nisë edhe ndaj institucioneve publike. Mekanizmi që duhet të shtrohet në këtë rast është kushtetues. Propaganda që bëhet nga PS dhe Rama është që t'i shmangen vettingut të politikanëve. Vettingu është një proces paralel që ecen nga drejtësia. Nuk e shmang vettingu i politikanëve hetimin nga drejtëisa, përkundrazi e ndihmon dhe largon personat e inkriminuar. Edhe sot nuk ndalohet që Spaku të hetojë familjarë të politikanëve, e pengon vetëm vullneti politik i kryeministrit. Ne jemi duke e detajuar të gjithë platformën për largimin e personave të inkriminuar. Rama nuk e do vettingun dhe refuzon të votojë propozimin tonë të depozituar në Kuvend. Ne mund të gjejmë çdo hapësirë procedurluiale për ta kaluar sa më shpejt në komisionet kuvendore apo dhe në seancë parlamentare për ta votuar thjeshtë, po ose jo!”. - tha Salianji.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09