Në transfertën e Portugalisë nuk ka shkuar aspak mirë për Italinë, që ka dalë e mundur 1-0 me një gol të Andre Silvas. Roberto Mancini në fakt duhet të shohë problemet edhe tek vetja dhe një nga zgjedhjet që ndoshta do ti peshojë më shumë është evitimi i lojtarëve të Juventus. Asnjë futbollist i bardhezinjve nuk ka qenë prezent në 14 lojtarët që zbritën në fushë për Italinë e Mancinit në Portugali.
Nuk është një fakt, por është dicka shumë e rrallë. Kishte 20 vjet që nuk ndodhte - duke marrë në konsideratë vetëm ndeshjet zyrtare - që Italia të mos kishte të paktën një lojtar të Juventus në fushë. Hera e fundit i takon sfidës me Kamerunin në Botërorin e 1998.
I vetmi futbollist bardhezi që preku fushën në Da Luz ishte Joao Cancelo, që luajti me fanellën e Portugalisë.