Flash

Kryemadhi: Rama do “ia hajë kokën” Veliajt, nuk e rikandidon në Tiranë

Lapsi.al 11 September 2018
Kryemadhi: Rama do “ia hajë kokën” Veliajt, nuk e

Ndoshta diversion, ndoshta ka vërtet diçka në prapaskenë... por kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se marrëdhënia mes Ramës dhe Veliajt nuk është aq rozë.

E ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH, Kryemadhi tha se ka informacione brenda PS-së, se Rama mund të mos e rikandidojë Erion Veliajn në bashkinë e Tiranës pasi Rama ndihet disi i kërcënuar nga Veliaj.

“Me informacionet e mia që kam, Veliaj mund të mos jetë më kandidat. Unë besoj se zoti Veliaj mund të jetë një konkurrencë shumë e madhe e Ramës... Rama në PR e imazh është bërë tashmë pak demode, dhe zoti Veliaj ka sjellë po themi një tjetër frymë. Kjo ndjenjë xhelozie do t’i hajë kokën zotit Veliaj.

Por deri atëherë do të kemi kohë. Ne nuk kemi akoma një kandidaturë për Tiranën. Sigurisht që po diskutojmë për një emër. E gjithë opozita e shikon përfaqësimin e saj në një front bllok kundër kësaj qeverisje” – tha Kryemadhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI