Flash

Kryebashkiakja e Shkodrës Ademi: Në Polici ka të inkriminuar, kthejini sigurinë njerëzve

Lapsi.al 11 September 2018
Kryebashkiakja e Shkodrës Ademi: Në Polici ka të inkriminuar,

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi akuzon Policinë e Shkodrës se në përbërje të saj ka persona të lidhur me krimin.

Këtë deklaratë ajo e bëri në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku po diskutohej për situatën kriminale në qytetin verior. Kryebashkiakja Ademi ngriti shqetësimin se situata në Shkodër është e rëndë dhe policia duhet të japë mesazhin tek qytetarët se po lufton krimin

Pres nga ju, duhet të jepni mesazhin që policia do të ketë vullnetin dhe instrumente për të bërë punën e vet. Do lirohet nga njerëzit e inkriminuar që janë në Policinë e Shkodrës dhe nuk mund të lëvizë policia për shkak se hetimet bien dhe situata del jashtë kontrollit”, iu drejtua Voltana Ademit, zv/ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, i cili ishte gjithashtu i ftuar në emision.

Pavarësisht aksionit të forcave speciale të policisë pak ditë më parë ku u arrestuan 4 persona, Ademi theksoi se situata vazhdon të jetë po njësoj.

Në Shkodër ka një situatë të vështirë që lidhet me pasigurinë. Gjithë këto ngjarje të ekzekutimeve që ndodhin, dhe ajo që është më shqetësuesja është se situata nuk po ndryshon dhe pritshmëria e qytetarëve është që të ketë një reagim. Fakti është që kemi disa ditë dhe vazhdon të jetë e njëjta situatë, ka një ankth të shtuar, mungesë qetësie totale e familjeve dhe bizneseve“, - tha kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09