Flash

John Legend fiton çmimin më të rëndësishëm të industrisë amerikane

Lapsi.al 11 September 2018
John Legend fiton çmimin më të rëndësishëm

John Legend ka qenë mbrëmë i pranishëm në ceremoninë e “Cmimeve Emmy” ku është vlerësuar si fitues për performancën e tij në rolin e Jezu Krishtit në shfaqjen e NBC-së “Superstars Live In Concert”.  Tani ka statusin e fituesit e një cmimi Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony. Të jesh i vlerësuar me këto 4 trofe, do të thotë të marrësh statusin EGOT(inicialet e çmimeve të lartëpërmendura) që konsiderohet si vlerësimi më i madh që mund të marri dikush në industrinë e showbiznesit.

Kështu Legend i bashkohet një klubi ekskluziv fituesish, me 14 artistë të tjerë të cilët e kanë arritur këtë më parë . Përmendim këtu Whoopi Goldberg, Tim Rice, Mel Brooks apo Robert Lopez. Gjithsesi këngëtari deri tani mban rekordin si më i riu që ka marrë statusin EGOT, duke qenë vetëm 39 vjec. Gjithashtu ai bëhet mashkulli i parë me ngjyrë që e arrin diçka të tillë.

Të këshilluara

Fejohen Lind Islami dhe Venera Lumani

Venera Lumani dhe Lind Islami  janë fejuar mbrëmjen e djeshme. Historia e tyre nisi në “The Voice of Albania” pesë vite më parë dhe çdo ditë e më shumë kanë tre...

10:25

I japin fund zënkës prej vitesh 2 reperët

Pas më shumë se 3 vitesh ofendime, kërcënime dhe diss-e, Drake dhe Meek Mill i dhanë fund luftes midis tyre duke performuar krah njëri tjetrit  në një koncert n...

09:55

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI