Flash

Gjukanoviç pret Thaçin në zyrë: Marrëveshja Serbi-Kosovë të mos krijojë destabilitet në rajon

Lapsi.al 11 September 2018
Gjukanoviç pret Thaçin në zyrë: Marrëveshja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Mal të Zi, ku është takuar me homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviq. Në takim është folur rreth dialogut Kosovë-Serbi, ndërkohë presidenti malazez ka thënë se dy vendet duhet të kenë kujdes që marrëveshja përfundimtare t’i kontribuojë paqes në rajon.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Gjukanoviq, thuhet se takimi ishte kërkuar nga Thaçi me qëllim të njoftimit të shteteve fqinje me rezultatet e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe planeve të së ardhmes.

Gjukanoviq ndërkohë ka thënë se mirëpret përpjekjet e Prishtinës dhe Beogradit për të arritur një marrëveshje, shkruan 'vijesti'.

“Gjukanovic ka falënderuar këtë iniciativë, dhe ka mirëpritur përpjekjet e Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një marrëveshje paqësore, përmes dialogut, nën mbikëqyrjen e BE-së, dhe me bindjen që të gjitha palët do të kenë kujdes që rezultati në fund ti kontribuojë paqes dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim gjithashtu është diskutuar për bashkëpunimit e më tejmë ndërmjet dy shteteve dhe bashkëpunimin bilateral.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI