Flash

FOTO/ Gjykata e pamëshirshme me greken që vrau me thikë shqiptarin

Lapsi.al 11 September 2018
FOTO/ Gjykata e pamëshirshme me greken që vrau me thikë

Është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Kretës një 27-vjeçare greke e cila vrau me thikë përpara një viti një 35-vjeçar shqiptar. Vajza e re njihej si përdoruese droge dhe po bënte shumë zhurmë në banesë.

Shqiptari Valton Loka ishte fqinj i saj dhe duke dëgjuar zhurmat trokiti në derë për ta ndihmuar, por ajo e sulmoi me thikë duke i marrë jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 nëntor 2017 në zonën Xeropotamou të Kretës. Vajza e pranoi krimin dhe kërkoi falje edhe gjatë seancës së sotme, duke deklaruar se nuk donte ta vriste.

"Unë nuk mund t'ju shoh në sy", - tha ajo, duke shtuar se viktima e kishte ndihmuar gjithmonë kur kishte pasur probleme dhe se kishin marrëdhënie të mira. Ajo tha se ditën e ngjarjes kishte konsumuar shumë heroinë dhe se nuk dinte çfarë po bënte. Në sallën e gjyqit foli edhe bashkëshortja e shqiptarit.

 

"Ajo vrau 4 persona! Burrin tim, mua dhe dy fëmijët tanë", - tha ajo mes lotëve.

Mediat greke shkruajnë se gruaja e ve shqiptare mbeti pa përkrahje me 2 fëmijët e saj pas vrasjes së bashkëshortit dhe për këtë shkak u largua në drejtim të Gjermanisë.

27-vjeçarja greke u dënua edhe me 4 vite burg për posedimin dhe përdorimin e armëve të zjarrit të paligjshme si dhe një gjobë prej 2 mijë eurosh. Mësohet se ajo kishte pasur edhe më herët probleme me ligjin, teksa ishte liruar me kusht për shkak se ishte e prekur me HIV/AIDS si dhe trajtohej për konsumim droge. ©LAPSI.al

Image result for valton loka

Image result for valton loka

Image result for valton loka

Image result for valton loka

Image result for valton loka

Image result for valton loka

Të këshilluara

Gjendet një person i vetëvarur në Ksamil

Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të plazhit të Pasqyrave në Ksamil. Dyshohet se se bëhet fjalë për Blerim Dulaj, personi i cili u shpall i zhdukur një d...

14:56

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09