Flash

Del VIDEO/ Vuçiç nuk e di që po filmohet: Serbët po zhduken...

Lapsi.al 11 September 2018
Del VIDEO/ Vuçiç nuk e di që po filmohet: Serbët po

Në media qarkullon një video ku Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shfaqet i shqetësuar për gjendjen aktuale në Serbi. Në video ai duket nuk ishte në dijeni se po filmohej. Vuçiç thotë se serbët po zhduken, ndërsa shqiptarët po forcohen.

Ai dëgjohet teksa thotë: “nuk e di ç’ka do të bëjmë, nuk e di ç’ka do të bëjmë, nëse nuk marrim masa do të zhdukemi si popull”.

“Patjetër mirë të llogaritësh dhe mirë të kuptosh cila është gjendja në botë. Mendoni se nuk do të fitoja po të thoja: “Çfarë Merkeli, nuk dua ta di… E di unë sa jemi të vegjël për Gjermaninë dhe Merkelin. Të rrezikojë Serbinë duke folur ashtu, nuk dua. Dua të kem investime tjera të Gjermanisë në Serbi”, - është shprehur ai, transmeton gazetametro.

“… nuk e di çka të bëjmë, nuk e di çka të bëjmë. Ndoshta nëse ndërmarrin më tepër masa, diçka kemi ndërmarrë dhe shumëçka tjetër e bëjmë por ne si popull po zhdukemi. Shqiptarët nuk janë ashtu siç kanë qenë. Por baza e tyre fertile është shumë më e madhe se e jona.

Mesatarisht janë 17 vite më të ri se ne një gjeneratë të tërë të aftë për punë e kanë shumë se ne dhe këtë njerëzit duhet ta dinë. Prandaj, ne duhet të dimë çka të ndryshojmë për të ardhmen…”, - shprehet më tej ai në video.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=112&v=i9SWjWfQgTg

Të këshilluara

Gjendet një person i vetëvarur në Ksamil

Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të plazhit të Pasqyrave në Ksamil. Dyshohet se se bëhet fjalë për Blerim Dulaj, personi i cili u shpall i zhdukur një d...

14:56

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09