Flash

“Deklaratë pocaqi për policinë e shtetit”, si u përjashtua pa votim deputeti i PS

Lapsi.al 11 September 2018
“Deklaratë pocaqi për policinë e shtetit”, si u

Përjashtimi i deputeti të Kurbinit Gjetan Gjetani nga grupi parlamentar socialist i ka përngjasuar përjashtimeve në kohën e monizmit. Pas deklaratës së Ramës për përjashtim, ka qenë Taulant Balla kreu i grupi parlamentar socialist ai që ka propozuar që të përjashtohet nga radhët e PS deputeti Gjetan Gjetani.

Kemi miratuar në unanimitet një rregullore, së cilës të gjithë duhet t’i qëndrojmë strikt e duhet ta respektojmë. Kolegu ynë e theu atë dhe rregullorja i përcakton qartë pasojat”, - mësohet të jetë shprehur Balla para deputetëve.

Gjetani përmes një statusi akuzoi Policinë e Shtetit për paaftësi, nisur nga disa akte kriminale në zonën e tij duke paralajmëruar reagim popullor me të në krye. Kryeministri Rama kërkoi përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Sot nuk e pashë këtu dhe ka bërë shumë mirë që nuk ka ardhur deputeti i Kurbinit, i cili duhet të përjashtohet nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Një deputet që nuk ka bërë asnjë punë tjetër, përveç se ka shantazhuar dhe ka bërë presion mbi këdo ku ka mundur, për të marrë vende pune e që kërkonte ekskluzivitet dhe për të vënë shefa policie në Kurbin e që pastaj del atje e bën një deklaratë të tërë pocaqi kundër Policisë së Shtetit në Kurbin. Ai nuk mund të jetë deputet i Partisë Socialiste. Ky duhet të jetë një mësim për të gjithë deputetët, që të ndajnë një herë e mirë historinë nga futja e hundëve në çështjet e administratës dhe të ndërtimit të shtetit serioz.” - u shpreh Rama në Asamble.

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09