Flash

Çifti u vra në aksident, policia greke kërkon autorin që braktisi në asfalt dy të rinjtë

Lapsi.al 11 September 2018
Çifti u vra në aksident, policia greke kërkon autorin që

Policia greke është në kërkim të makinës xhip i zi që vrau çiftin e ri, Sokolin 26-vjeçar nga Shqipëria dhe Veronikën 23-vjeçare nga Polonia dhe i braktisi në asfalt.

Aksidenti ndodhi të dielën orët e para të mëngjesit kur çifti Sokol Shkurti dhe Veronika Kiueek, kthehej nga argëtimi dhe për pak metra ndoqi në drejtim të kundërt rrugën Agiu Meletiu në qendër të Athinës. Të dy humbën jetën në asfalt, ndërsa shoferi i makinës xhip u largua menjëherë.

Në reportazhin e Star Channel dëshmitarët rrëfejnë momentet e frikshme, ndërsa i ati i Veronikës, Slavimir Kiupek kërkon drejtësi, të gjendet shoferi që nuk mori mundimin të jepte ndihmën e parë. “Dua të gjej njeriun që vrau vajzën time dhe të dashurin e saj”, shprehet babai i 23-vjeçares Slawimir Kiueek. Sokoli punonte courier ndërsa Veronika studionte për Mikrobiologji.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI