Flash

Video/ "Braveheart" Naismith rrëzon Shqipërinë me dy gola

Lapsi.al 10 September 2018
Video/ "Braveheart" Naismith rrëzon Shqipërinë me dy

Në Hampden Park historia nuk përsëritet. Skocezët ishin shumë luftarakë për të pritur minutat e fundit, si në nëntorin e 11 viteve më parë kur u dënuan në kohën shtesë, nga një gol i Christian Panuccit. Vendosën ndeshjen dy gola të Naismith, që erdhën nga goditjet standarte, pika më e fortë e skocezëve. Tekniku, McLeish, kishte shumë nevojë për këtë fitore, për të harruar serinë negative të miqësoreve, që kishin larguar edhe tifozët skocezë nga stadiumi.

E kundërta ishte Shqipëria, e vënë përfund që në fillim, duke pritur kushedi se cfarë mrekullie, që nën shiun e Gllasgow nuk kishte ndërmend të vinte. Ndryshimet e italianit nuk kishin bërë asgjë më shumë se kontribut më i lartë difensiv, që dukej qartë se ishte e vetmja gjë që kishte rëndësi. por kjo deri tek goli...

Më saktë edhe para golit, vetëm fati i mbajti skocezët larg, se mbrojtja u vu në panik, nga Hysaj, tek Binaku me Djimsitin që bëri vetëm një ndërhyrje shpëtimtare ndaj Naismith.

Ndoji e Lilaj nuk mund të bënin asgjë përballë furisë së Skocisë. Blutë e McLeish ishin agresive dhe ngjanin me një skuadër. Kuqezinjtë dolën për pjesën e dytë të mundur në mendje, se ndryshe nuk shpjegohet ai pasivitet, që dënoi pikërisht Djimsitin e pafat të devijonte goditjen e Naismith dhe të bënte Strakoshën të dorëzohej.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/bk/BKAn.mp4

Në fakt ishte çështje kohe dhe reagimi i atyre pak minutave ku Shqipëria luajti futboll, ishte më tepër gulç për të mos pranuar atë që po ndodhte se ide dhe qartësi taktike. Në kaosin e përgjithshëm, ku bën pjesë me shumë meritë edhe Panucci, u gjend edhe Strakosha që ca faje në golin e dytë të Naismith i ka...

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/la/lald.mp4

Por fatet e lojës ishin vendosur, madje që kur ajo filloi. Skocia luajti me zemër trime, ndërsa kuqezinjtë bënë shumë për tu mundur dhe asgjë për të fituar.

3 pikë për Skocinë që barazon Shqipërinë në krye, por ka një ndeshje më pak, ndërsa grupin 1 të Ligës C e mbyll Izraeli me zero pikë.

Të këshilluara

Krimi/ Kush gënjen Rama, Xhafa apo Lu

Vrasjet e muajve të fundit, ku kryefjalë e kronikave të zeza ka qenë Shkodra, kanë tronditur opinionin publik dhe kanë mobilizuar policinë, e cila ka nisur një ...

14:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI