Flash

Tsipras rrit tonet/ Negociatat e Shqipërisë varen nga marrëveshja me Greqinë

Lapsi.al 10 September 2018
Tsipras rrit tonet/ Negociatat e Shqipërisë varen nga marrëveshja

”Negociatat me Shqipërinë do të përfundojnë shumë shpejt me sukses për 10 çështje të ngritura, përfshirë demarkacionin e kufijve dhe të zonave detare”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias në fjalimin e tij me titull ”Parimet e politikës së jashtme greke: Theksi mbi stabilitetin në Europën Juglindore”.

Edhe kryeministri Aleksis Tsipras ka folur së fundmi për këtë çështje, duke theksuar se ecuria e negociatave është e mirë. Gjithsesi, ai la të kuptohet se marrëveshje e detit i është vendosur Tiranës si kusht për hapjen e negociatave.

“Negociatat po vijojnë në nivel ministrish dhe ecuria e tyre është e mirë. Sigurisht që është bërë e qartë se Greqia do të mbështetesë kapitujt e hapjes së negociateve për anëtarësim vetëm nëse vendi ynë fqinj do të përmbushë angazhimet e marra”, ka deklaruar Tsipras.

Kryeministri grek tha se i referohej kufijve detare, teksteve shkollore, varrezave të ushtarëve greke në Shqipëri, duke theksuar si shumë të rëndësishme reformat në lidhje me të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.

Sa i përket çështjes çame, Tsipras tha: “Dikush po përpiqet ta fusë këtë çështje nga dritarja. Por kjo çështje nuk ekziston.”

Të këshilluara

Ndryshimet/ Kush ngjitet në kupolën e PS?

Ish deputetit-gazetar, Alfred Peza, i është besuar posti i sekretarit të Marrëdhënieve me Mediat. Ish deputeti socialist është rikthyer në gjirin PS. Po ashtu p...

13:59

Basha kundër Krichbaum, kush ka të drejtë?

Në fillin të këtij sezoni në mbledhjen e grupit parmalentar kreu i opozitës Lulzim Basha theksoi se se Reforma në Drejtësi është e diskretuar, se të paktën 11 g...

13:19

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI