Flash

Stërvitjet më të mëdha ushtarake në 40 vjet, Rusia fillon pergatitjet

Lapsi.al 10 September 2018
Stërvitjet më të mëdha ushtarake në 40 vjet, Rusia

Rusia po përgatitet të zhvillojë stërvitjet më të mëdha ushtarake në gati 40 vjet duke filluar të martën në Siberinë lindore.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se pesë ditët e manovrave ushtarake do të përfshijnë 300,000 ushtarë, 36.000 automjete ushtarake, 1.000 avionë dhe 80 anije luftarake.

Ai tha se stërvitjet janë më të mëdhatë që nga viti 1981, kur Bashkimi Sovjetik ishte ende në Luftën e Ftohtë me Shtetet e Bashkuara.

Ushtria ruse thotë se stërvitjet masive, të njohura me kodin Vostok -2018, janë thjesht mbrojtëse.

“Manovrat nuk janë të drejtuara kundër vendeve të tjera dhe janë në përputhje me doktrinën tonë ushtarake, e cila është mbrojtëse në natyrën e saj”, tha Valeri Gerasimov, shefi i shtabit të përgjithshëm të Rusisë.

Kina po planifikon të marrë pjesë për herë të parë në stërvitjet ushtarake ruse, duke dërguar 3,200 trupa. Presidenti kinez Xi Jinping do të jetë në Rusi këtë javë për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin në një forum ekonomik në qytetin e Lindjes së Largme Vladivostok.

Stërvitjet zhvillohen në një kohë tensionesh mes Perëndimit dhe Rusisë, duke përfshirë akuzat për ndikimin rus në çështjet perëndimore dhe konfliktet në Ukrainë dhe Siri.

Marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë u përkeqësuan ndjeshëm pasi Rusia aneksoi Krimenë në 2014 dhe pas një rebelimi pro-rus në Ukrainën lindore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI