Flash

Rasti i Mirela Fanës/ A duhet t'i nënshtrohet vetingut gjyqtarja e Gjykatës së Lartë?

Lapsi.al 10 September 2018
Rasti i Mirela Fanës/ A duhet t'i nënshtrohet vetingut gjyqtarja

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit po shqyrtohet ankimimi i Komisionerit Publik për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, për të cilën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pushojë procesin e vettingut.

Sipas Komisionerit Publik, Fana ka dhënë dorëheqjen për studime të thelluara akademike dhe paçka se është dorëhequr, ajo gëzon sërish statusin magjistrate.

"Me këtë status zonja Fana përfiton çdo të drejtë. Ajo gëzon statusin e gjyqtarit dhe i nënshtrohet procesit të rivlerësimit. Ajo ka bërë vetë dorëheqjen si gjyqtare në Gjykatën e Lartë, por jo dorëheqje nga statusi i magjistratit" deklaroi Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.

Po ashtu Komisioneri Publik tha se kur të mbarojë mandatin KPK, zonja Fana ka të drejtën të paraqesë kërkesë për t'u rikthyer në sistem, këtë herë si gjyqtare e Apelit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI