Flash

PS e refuzon/ Basha: Vetingun në politikë e duan shqiptarët!

Lapsi.al 10 September 2018
PS e refuzon/ Basha: Vetingun në politikë e duan shqiptarët!

Edhe pas refuzimit nga ana e Partisë Socialiste të propozimit për të bërë një veting në politikë, Lulzim Basha ka folur sërish me deputetët e opozitës për këtë çështje.

Burime nga mbledhja e grupit të PD, thanë se Bash aka folur për ndarjen e krimit nga politika dhe se ka marrë mijëra mesazhe nga qytetarët.

“Shumica dërrmuese e qytetarëve përkrahin vettingun me ligj për politikanët dhe zyrtarët e lartë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar. Shqiptarët duan që vettingu në politikë të ndodhë. Shqiptarët kërkojnë që të mos ketë kriminelë dhe politikanë të lidhur me krimin në Kuvend dhe qeveri. Kam marrë me mijëra mesazhe nga njerëzit që mbështesin për ta çuar deri në fund këtë proces. Kemi mbështetjen e shoqërisë. Shqiptarët kërkojnë ndarjen përfundimtare të politikës nga krimi” mësohet të ketë thënë kreu i PD-së në mbledhjen e grupit.

Mbetet e paqartë se si pretendon ta miratojë në parlament këtë nismë kreu i PD-së, kur në anën tjetër, mazhoranca e refuzon idenë e vetingut në politikë. Madje në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS-së, fjalët e Edi Ramës tingëlluan si një kërcënim për Bashën, Berishën, Metën dhe familjarët e tyre.

“Kush nga ju e vë dorën në zjarr që baxhanaku im nuk ka marrë 15 milionë euro tendera? Askush, nuk e diskutoj fare. Mbase Taulanti, por është shumë pak. Atëherë, si bëhet? Kush nga ju e vë dorën në zjarr që gruaja ime nuk ka ndërtuar pallat në tokën e tjetërkujt dhe që ku di unë se çfarë, apo që sarajet e mia nuk janë arsyeja pse kam aq shumë miqësi me sulltanin? Askush! Një instrument që i bën këto më mirë, më shpejt është i mirëseardhur. Unë, Presidenti i Republikës, kryetari i opozitës, kunati i kryetarit të opozitës, gruaja e kryetarit të opozitës, rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu. A jemi të gjithë vërtet njësoj, apo ka ca që janë ndryshe e ca që janë ndryshe? Patjetër kryeministrat e mëparshëm, fëmijët e tyre. Ku udhëtojnë, çfarë shpenzojnë, sa rrinë jashtë shtetin e sa vijnë në Shqipëri, cilët bamirës jua japin këto... Jam gati. Shyqyr që u kandis Luli ta bëjë këtë punë. Unë jam gati. Gjithë çështja është që kjo të mos jetë e lidhur, - se aty te ato parimet e Lulit e lexova pak, se nuk kuptohet gjë tjetër se çfarë ka parasysh për këtë, - me reformën në drejtësi, që të kthejmë mbrapsht reformën në drejtësi. Ai vettingu tjetër do vazhdojë. Këtë vettingun që i ka lindur në zemër Lulit jemi gati, unë jam gati ta bëjmë e ta fillojmë nga unë personalisht. Të ulemi, ta diskutojmë, të gjejmë mekanizmin, se nuk besoj që propozimi është që një komision bipartizan të merret me këtë punë, nuk ma ha mendja, se pastaj do ishte një arsye më shumë që njerëzit të ikin nga Shqipëria” ishin fjalet e Ramës.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI