Flash

Projekti për Teatrin/ Bashkimi Europian rrëzon ligjin special për Fusha sh.p.k

Lapsi.al 10 September 2018
Projekti për Teatrin/ Bashkimi Europian rrëzon ligjin special për

Ligji special që miratoi qeveria për dhënien e ekskluzivitetit të kompanisë Fusha sh.p.k për Teatrin Kombëtar pritet të ndryshojë. Të paktën kështu duket se iu është premtuar përfaqësuesve të Bashkimit Europian, që në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi shprehen:

“Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”

Letra mban firmën e Shefes së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella. Sipas asaj që thuhet në letër, pritet që të amendohet vetë thelbi i ligjit, që ishte dhënia e ekskluzivitetit të projektit për një kompani të caktuar, një precedent i rrezikshëm ky që ligjeronte pazarin mes qeverisë dhe një kompanie private për ngritjen e kullave në qendër të Tiranës.

Lexo më tej:

Sqarimi / si duhet lexuar letra e BE për ligjin e teatrit

Por pa ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se është gjetur një dakordësi me Komisionin Europian për një amendim në ligj. Veliaj nuk specifikoi se çfarë përmbante ky amendim, por ai tha se do ta bënte procesin më të hapur dhe do t'i "heqë alibinë, ankesat, sebepet për sherr, edhe asaj minorance që do të bllokojë zhvillimin e Tiranës".

Nga fjalët e Veliajt duket se edhe amendimi në ligj, pra hapja e një konkursi për projektin e teatrit të ri, mazhoranca do ta përdorë si një fasadë për t'iu rikthyer pazarit me klientët e paracaktuar, megjithatë e sigurtë është që kjo përgjigje e BE-së, i jep një goditje të fortë arrogancës me të cilën u tentua të ligjërohej grabitja e pronës publike.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09