Flash

Predhat në mes të rrugës prej 4 ditësh, banorët e Tiranës: Rrezikojnë shpërthimin!

Lapsi.al 10 September 2018
Predhat në mes të rrugës prej 4 ditësh, banorët e

Prej 4 ditësh, banorët e rrugës "Beniamin Kruta" në Tiranë po jetojnë me frikën e ndonjë shpërthimi në lagjen e tyre tek ish fusha e aviacionit.

Gjatë gërmimeve me skrep për ndërtimin e një pallati, u zbuluar tre predha të vjetra të groposura nën tokë. Fillimisht policia rrethoi zonën treguan banorët për Lapsi.al, por prej 4 ditësh nuk është kryer asnjë veprim. Të alarmuar ata thanë se predhat janë lënë në mjedis të hapur në pritje të specialistëve dhe të rrethuara me një shirit që vendosën policët.

Fakti që predhat janë lënë në mes të rrugës prej ditësh, për banorët përbën një rrezik, që po i mban në ankth prej ditësh. Fëmijët ose persona që nuk janë të njohur me rrezikun që iu kanoset, mund të provokojnë një shpërthim nëse situata mbetet e njëjtë.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI