Flash

Opozita vazhdon bojkotin e parlamentit, këtë të enjte mblidhet në Durrës

Lapsi.al 10 September 2018
Opozita vazhdon bojkotin e parlamentit, këtë të enjte mblidhet

Pavarësisht fillimit të sesionit të ri parlamentar, opozita ka vendosur që të mos futet në sallën e kuvendit duke bojkotuar atë.

Ashtu si edhe të enjten  e kaluar opozita do ta bojkotojë parlamentin.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, u ra dakord që mbledhja këtë të enjte të zhvendoset në qytetin e Durrësit, si mesazh i rezistencës së bashkëqeverisjes me krimin.

Pjesë e diskutimit në mbledhjen e grupit ishte edhe propozimi për ndryshimin e kushtetutës me qëllim vettingun në politikë, nismë e depozituar në Kuvend në 7 shtator.

Gjithashtu grupi parlamentar i PD, vendosi të bojkotojë komisionet parlamentare gjatë kësaj jave.

Pas mbledhjes së grupit, kryetari i PD, Lulzim Basha do të niset për  vizite një ditore në Gjermani, ku janë parashikuar takime në Bundestagun gjerman.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI