"Kam folur me Sacchi pas ndeshjes dhe u dakordësuam mbi faktin që Balotelli nuk ishte i përgatitur". Presidenti i federatës polake, Zibi Boniek, i del në krah ish-teknikut të Italisë, që e sulmoi ashpër sulmuesin e Nice pas provës së dobët kundër Polonisë në Ligën e Kombeve. "Nga pikëpamja fizike nuk ishte i përgatitur për një ndeshje të tillë' - ka shtuar Boniek për Radio Anch'io lo sport - është vetëm faji i tij nëse nuk është gati".
"Jam plotësisht i një mendimi me Sacchi - vazhdoi ish-sulmuesi i Juventus e Roma - Ajo që ka rëndësi në futboll është inteligjenca në lidhje me pjesën tjetër të skuadrës në fushë. Më vjen keq për Balotelli, sepse e kujtoj në një Juventus-Inter që ishte shkatërrimtar, por nuk e pashë të përgatitur për sforco të këtyre niveleve. Një profesionist nuk mund të prezantohet në këto kushte sepse nuk shërben për asgjë - shtoi ai - Pastaj unë nuk hidhja në fushë kurrë një lojtarë që është 15 kg mbi peshë...".