Flash

Kishte fshehur iPhonin në këpucë për ta futur në qeli, arrestohet polici i burgut në Krujë

Lapsi.al 10 September 2018
Kishte fshehur iPhonin në këpucë për ta futur në qeli,

Arrestohet nga policia një punonjës i burgut të Fushë Krujës, pasi tentoi që të fuste një celular në ambientet e burgut.

Gardiani e kishte fshehur celularin ne këpucë. I arrestuari është Bib Beqiri 56 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar para marrjes së shërbimit atij i është konstatuar se mbante të fshehur një send të dyshimtë në pjesën e poshtme të këpucës së djathtë.

Pas kontrollit të imtësishëm nga ana e punonjësve të sigurisë së IEVP-së Fushë-Krujë u konstatua se Beqiri kishte kamufluar një send të dyshimtë, i mbështjellë me qese plastike dhe izoluar me natriban, që më vonë rezultoi se brenda kishte një aparat telefoni Iphone 5, ngjyrë e zezë, pa kartë SIM.

Ndërsa në pjesën e poshtme të këpucës së majtë, poshtë shollës, u konstatua se kishte fshehur fishën e karikimit të këtij aparati telefonik. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se Bib Beqiri ka konsumuar elementet e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Shpërdorimi i detyrës” dhe konkretisht nenet 324/a dhe 248 të Kodit Penal.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet iu dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI